E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi me dron/ Trump konfirmon vdekjen e udhëheqësit të al-Qaidas
Publik News

Sulmi me dron/ Trump konfirmon vdekjen e udhëheqësit të al-Qaidas

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit duke vrarë Qasim al-Rimin, themeluesin dhe drejtuesin e al-Qaidas në Gadishullin Arabik (AQAP). Ai ishte zëvendës i udhëheqësit të al-Qaidas Ayman al-Zawahiri.

“Nën drejtimin e Rimit, AQAP-i kreu dhunë të paskrupullt ndaj civilëve në Jemen dhe u përpoq të kryeje dhe të frymëzojë një numër sulmesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave tona,” tha presidenti Trump. “Vdekja e tij kufizon më tej AQAP-in dhe lëvizjen globale të al-Qaidas, dhe na sjell më afër eliminimit të kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare.”

Rimi iu bashkua al-Qaidas në vitet 1990, duke punuar në Afganistan për Osama bin Ladenin dhe ishte i lidhur me disa komplote që shënjestronin amerikanët.

Vrasja e Rimit është e treta me radhë në operacionet amerikane kundër terrorizmit në muajt e fundit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vranë themeluesin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Në janar, një sulm ajror vrau komandantin e lartë iranian Qassem Soleimani. VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.