E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi ndaj grekëve, Mitsotakis: E teproi por e kuptoi gabimin e tij
Bota

Sulmi ndaj grekëve, Mitsotakis: E teproi por e kuptoi gabimin e tij

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri shqiptar Edi Rama dy ditë më parë, gjatë një paneli ndërkombëtar të mbajtur në Abu Dhabi.

Në një intervistë për televizionin grek Alpha, Mitsotakis u shpreh se i njeh prej vitesh qëndrimet dhe stilin e komunikimit të Ramës, duke nënvizuar se nuk i merr gjithmonë seriozisht deklaratat e tij, edhe pse pranoi se këtë herë fjalët e përdorura kanë qenë të rënda.

Sipas kryeministrit grek, Rama ka një mënyrë të veçantë të të shprehurit dhe shpesh herë, në komunikimin publik, i tejkalon kufijtë e asaj që duhet thënë. Ai shtoi se në këtë rast, Rama e ka kuptuar gabimin dhe ka bërë një korrigjim të qëndrimit të tij.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, u shpreh Mitsotakis.

Reagimi i kreut të qeverisë greke vjen në përpjekje për të ulur tonet pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e Ramës, duke sinjalizuar dëshirën për të mos i përshkallëzuar më tej tensionet mes dy vendeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.