E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi në “Prestige Resort”/ Reagon presidentja e Parlamentit Europian: Liria e shtypit, një nga principet bazë të BE!
Lajme

Sulmi në “Prestige Resort”/ Reagon presidentja e Parlamentit Europian: Liria e shtypit, një nga principet bazë të BE!

Bëjmë thirrje për masa kundër atyre që intimidojnë mediat

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola në një prononcim për “ Gazetën Shqiotare” ka deklaruar se kërcënimi apo intimidimi kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias është e patolerueshme për BE-në.

Kjo pasi vetë Bashkimi Europian është ngritur mbi këto principe bazë, sipas së cilës çdo shtet kandidat për në Unionin Europian është i detyruar ti përmbushë.

Presidentja e PE thekson se Unioni pret që çdo vend që aspirant për t’u berë pjesë e Bashkimit Europian, si Shqipëria të përmbushë maksimalisht principet për të respektuar lirinë e medias dhe te ndalojnë sulmet dhe intimidimet ndaj gazetarëve.

Prononcimi i plotë:

“Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, ka deklaruar për “Gazetën Shqiptare’, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Theksojmë se IKMT është duke vijuar aksionin për prishjen e ‘Prestige Resort’, pjesë e grupit mediatik “Hysenbelliu Group”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.