Super Liga fiton gjyqin me UEFA-n dhe FIFA-n, Gjykata Europiane merr vendimin
Super Liga e Europës ka fituar gjyqin me UEFA-n dhe FIFA-n. Çështja kishte shkuar në Gjykatën e Drejtësisë në BE, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë Super Ligës.
Gjylata e Drejtësisë thotë që vendimet e marra nga UEFA dhe FIFA për të dënuar këto klube janë ilegale.
VENDIMI:
“Rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) dhe Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) që e bëjnë çdo projekt për një kompeticion të ri futbolli klubesh, siç është Superliga, i nënshtrohet autorizimit të tyre paraprak dhe që i ndalojnë klubet. dhe lojtarët që marrin pjesë në të, nën dënimin e sanksioneve, janë të paligjshëm.
Kjo pasi kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk i nënshtrohen asnjë kriteri që garanton natyrën e tyre transparente, objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale. Po kështu, rregullat që i japin FIFA-s dhe UEFA-s kontroll ekskluziv mbi shfrytëzimin komercial të të drejtave që rrjedhin nga këto gara mund të kufizojnë konkurrencën, duke marrë parasysh rëndësinë që kjo e fundit ka për median, konsumatorët dhe publikun”, shkruan në vendimin e saj Gjykata Europiane e Drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



