Superkompjuteri zgjedh favoritin për të fituar Botërorin 2026
Superkompjuteri i OPTA-s ka publikuar parashikimet e tij për fituesin e Kupës së Botës 2026, duke renditur mundësitë e çdo përfaqësueseje. Sipas modelimit statistikor, Spanja kryeson listën me 17% shanse për të ngritur trofeun.
Pas saj vjen Franca me 14.1%, ndërsa Anglia renditet e treta me 11.8%. E para skuadër jashtë kontinentit europian që shihet si pretendente është Argjentina kampione në fuqi, e cila vlerësohet me 8.7% mundësi për të mbrojtur titullin.
Tre kombëtare rezultojnë pa asnjë shans real për të shkuar deri në fund. Bëhet fjalë për Jordaninë dhe Kuraçaon, që debutojnë në Botëror, si edhe Haitin, të cilave u atribuohet më pak se 0.1% mundësi.
Italia, ndonëse katër herë kampione e botës, vazhdon të mbetet jashtë parashikimeve të forta, pasi ende nuk e ka siguruar kualifikimin. I gjithë grupi i fazës së “play off”-it, ku bën pjesë edhe Shqipëria, vlerësohet kolektivisht me 3.7% shanse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



