E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Superoperacioni në Itali, në pranga ‘Van Basten’ dhe ‘Messi’
Publik News

Superoperacioni në Itali, në pranga ‘Van Basten’ dhe ‘Messi’

‘Van Basten’ e ‘Messi’ janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Tarantos në kuadrin e operacionit të koduar Taxi Driver kundër trafikut të drogës.

Nuk janë dy yjet e futbollit, por disa nga nofkat e përdorura nga anëtarët e një organizate kriminale italo-shqiptare. Në pranga kanë përfunduar 12 persona, nëntë prej të cilëve shqiptarë.

Policia ka sekuestruar sasi të mëdha droge, ku spikasin pesë tonë marijuanë, 15 kile heroinë e dy kile kokainë. Po ashtu, janë kapur disa armë, midis tyre një Kalashnikov.

Nëse do të kishin dalë në treg, substancat e kapura do të kishin vlerë 16 milionë euro.

Identifikimi i anëtarëve të organizatës nuk ka qenë i lehtë për shkak të përdorimit të mesazheve të kriptuar, në rrjet të mbyllur. Në biseda, anëtarët përdornin nofka të veçanta, si ‘Omega’, ‘Van Basten e ‘Messi’.

Tre italianët e arrestuar ishin krejtësisht të varur nga shqiptarët, të cilët, me anë të kanaleve të posaçëm, sillnin drogë nga vende të ndryshme të Evropës. Kokaina vinte nga Holanda përmes portit të Roterdamit, ndërsa marijuana nga Shqipëria.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.