E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Surpriza! Fero dhe Ermiona Lekbello drejt Fermës Vip 3
Lajme

Surpriza! Fero dhe Ermiona Lekbello drejt Fermës Vip 3

Sezoni i tretë i spektaklit të shumëndjekur Ferma VIP pritet të rikthehet me risi dhe personazhe që nuk janë parë më parë në ambientin e fermës. Edicioni i ri do të drejtohet nga Arbana Osmani, ndërsa regjia do të mbajë firmën e Eduart Grishajt.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në mediat e showbiz-it, një nga emrat që mund të bëhet pjesë e spektaklit është reperi Fero. Burime për mediat rozë bëjnë me dije se artisti ka zhvilluar rreth dhjetë ditë më parë një takim me moderatoren Arbana Osmani në një hotel në qendër të Prishtinës, çka ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë një nga banorët e edicionit të ri.

Starti i spektaklit është planifikuar për më 20 mars, një datë që përkon edhe me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një tjetër emër që po përmendet si pjesë e mundshme e kastit është Ermiona Lekbello. Sipas gazetarit Andi Vrapi, ajo mund të lërë përkohësisht jetën luksoze në Beverly Hills për t’u përfshirë në sfidat e fermës. Edhe pse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar, raportohet se kushtet për pjesëmarrjen e saj janë diskutuar dhe mbetet një nga figurat më të përfolura për sezonin e vitit 2026.

Ndërkohë, në listën e emrave që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni përmenden edhe këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, poetja Mimoza Ahmeti, si edhe aktori Romir Zalla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.