“Ta ngulisim në mendje, nuk jetojmë më në një vend demokratik”
Gazetari Andi Bushati, ka bërë një analizë të fortë mbi mënyrën se si funksionon sot sistemi qeverisës në vend. Sipas tij, qytetarët ende sillen me idenë se jetojnë në një realitet demokratik, ndërkohë që institucionet nuk funksionojnë më sipas parimeve të demokracisë.
Bushati theksoi se çdo skandal politik apo institucional, pavarësisht përmasave, përfundon i normalizuar, sepse askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk jep llogari.
“Ne ende veprojmë me refleksin e një sistemi demokratik, duke menduar se kur shfaqet një skandal, dikush duhet të dalë, të shpjegojë dhe të mbajë përgjegjësi. Por realiteti është krejt tjetër: ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe kur nuk ekziston llogaridhënia, çdo skandal thjesht kalon dhe kthehet në normalitet,” u shpreh Bushati.
Sipas gazetarit, pikërisht mungesa e mekanizmave demokratikë ka krijuar një kulturë ku asnjë institucion nuk reagon, ndërsa qytetarët vazhdojnë të perceptojnë situatën si të zakonshme, edhe kur përballen me abuzime të rënda.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



