E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ta përballojmë koronavirusin me forcat tona
Publik News

Ta përballojmë koronavirusin me forcat tona

Naim Noka

Po të mbarojnë armiqtë e brendshëm o zoti Kryeministër . Media nuk sjell koronavirus. As opozita nuk besoj.  Ta përballojmë me forcat tona si gjithmonë… Nga dheu do t’i gjejmë maskat e thjeshta e do ta mundim këtë virus të shpifur.

Fatkeqë janë shqiptarët që u ke rënë për hise ti dhe të mbajnë mbi shpinë prej 7 vitesh.  Vendi duhet të përballet me papërgjeshmërinë dhe me qeverinë ‘breshkë’  që ka vetëm një kanal ku ndyhet informacioni dhe zbukurohet me sukseset e tua që shkrihen sa hap e mbyll sytë. Ti thua po përballesh me  fatkeqësinë e  kanaleve e portaleve  ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor. Si gjithmonë po përjeton akoma ndjesinë se je një lider global dhe ti madhëri, je ku e ku më i fortë se kryeministri italian apo kinez.

Në fakt këtu e ka zanafillën dhe maskarallëku i portaleve dhe mediave që nuk të vijnë sipas bindjeve globale. Publiku ka nevojë për transparencë,  me detaje  sepse edhe ty shoku lider global të zë koronavirusi dhe pastaj na sëmuresh dhe ky popull ku të mbytet pa ty? Kush do të marrë në dorë fatet e shqiptarëve, të drejtësisē, mediave dhe oligarkëve. Po fatet e rajonit ?! Mund  të mbetemi pa minishengen.

Delenxhinjtë dhe  parazitët pa ty  nuk kanë çfarë të lëshohnë  mbi publikun në nevojë për informacion,  asgjë  sepse  ti ke nje organizim të çorganizuar dhe se çfarë thua  ti bën administrata. Publiku duhet të mësojë se  në pikat e kalimit kufitar mungonte kontrolli ndaj pasagjerëve që vinin në Shqipëri, por edhe për atë që strukturat shëndetësore nuk mund të përballojnë emergjencat me koronavirusin. Jemi në situatë jo normale, sos tërmeti po nuk na la rehat as koronavirusi.

Ai nuk pyet as për ERTV-në, as për propagandën, as  për reformën e suksese në drejtësi. Të zë në befasi. E ndërkohë ti ndizi kamerat dhe atë mrokllën që transmeton live dhe  dil nëpër rrugë sepse nuk do jesh kurrë vetëm! Përdor maska se mezi të kemi ! Ku të mbytemi ne  pa ty ?! Korornavirusi do trembet nga videot live që do transmetosh me Manastirliun  në ERTV dhe do të zhduket si me magji.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.