E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tahiri dhe Çako  mashtruan policin në pension Haluli për motorrin
Publik News

Tahiri dhe Çako mashtruan policin në pension Haluli për motorrin

I kërkohet të kthejë motorrin që iu “dhurua” kur doli në pension

Shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, i ka nisur një letër ku i kërkon që  brenda 5 ditëve, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit.

Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.

Pikërisht ky motor të cilin polic Xhemili e kishte përdorur për 22 vite me rradhë, iu dhurua nga ish ministri Tahiri, në ceremoninë e daljes së tij në pension, ku gjatë dekorimit, i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së shtetit asokohe, Haki Çako.

Ky motomjet i është dhënë në kundërshtim me ligjin. Mësohet se dy vite më parë, ky motomjet i është dhënë polic Xhemilit pa asnjë dokument përkatës.

Ka qenë auditi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, që ka konstatuar këtë shkelje të bërë nga ish ministri Saimir Tahiri dhe ish numri 1 i policisë, Haki Çako.

Ish polici Xhemili ka bërë dorëzimin e motorrit me të cilin punoj 22 vite pa ndërprerje, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar që të marrë sërisht mbrapsht motomjetin, për të cilin drejtues policie asokohe i kishin premtuar edhe bërien e dokumentave në emër të tij.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.