Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, ironizon Bardhi: Të vetmen rrugë u la emigrimin, sot u thotë “krenar për ju”!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës, ironizoi takimin e kryeministrit me emigrantët në Athinë, duke theksuar se e vetmja gjë që u ofroi, ishte një koncert.
Bardhi tha se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë për shkak të vrasjes së shpresës, Edi Rama shkon dhe tallet nën moton “Krenar për Ju”.
“Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen pa dëshirën e tyre. Edhe sot, atje në Athine nuk po u ofron asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerte, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, arsim më të mirë, rroga më të mira, spitale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, tha ai.
Gazment Bardhi, tha se të flasësh se si qeveris Edi Rama, është humbje kohe për faktin se këtë, më mirë se gjithkush, e dinë qytetarët të cilët vuajnë çdo ditë.
“Është koha që të kalojmë. Në veprime.Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të bëjmë realitet atë që Kukësi e nisi në vitin 2021 ta bajmë realitet largimin e Edi Ramës me fitoren e 2025’, u shpreh Bardhi.
Bardhi tha se rruga nuk është e lehtë, por shtoi se beson se sa herë demokratët janë bërë bashkë, fitorja ka qenë e sigurt.
“Na duhet shumë më shumë punë se në vitin 2021. Edi Fama është pasuruar dhe ka më shumë para të pista se në vitin 2021, për të blerë zgjedhjet. Po është detyra jonë që ne të pasurohemi me mendjen dhe zemrën e qytetareve shqiptarë. Të fitojmë besimin e tyre për ta rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, si e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit’, theksoi deputeti demokrat nga Kuksi.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Flamur Noka në takim me qytetarët në Kukës, tha se ky është turi i përbashkimit dhe i ringritjes së partisë për të mposhtur “Rilindjen”.

Noka tha se kur dëgjon Ramën në Athinë, cdo shqiptar që jeton në realitetin e dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave.
Ai shton se kryeministri harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ata janë larguar nga vendi.
Sipas në vend që fenomeni i korrupsionit të luftohej nga shteti, ai është kthyer në trend dhe modë.
Noka: Ne jemi në vazhdën e një turi të takimeve të vazhdueshme, turit të përbashkimit dhe ringritjes së PD.
Ne jemi në këtë tur, për t’u bërë të gjithë së bashku, për të përballuar dhe sfiduar të keqen më të madhe të këtij vendi “Rilindjen”.
Nuk ka rrezik më të madh për një shoqëri demokratike, sesa korrupsioni. Korrupsioni në Shqipëri sot, nuk shihet si një sëmundje nga e cila cdo shoqëri bën përpjekje për të dalë, si një sëmundje që cdo shtet bën investime për ta kuruar, jo. Sot për fat të keq në Shqipëri kemi një realitet të dhimbshëm dhe të frikshëm. Korrupsioni në qeverinë e Ramës është trendi dhe është në modë.
Korrupsioni sot është kthyer në një kancer që ka kapur cdo qelizë të shtetit shqiptar. Kjo është një nga arsyet se pse Kukësi dhe Shqipëria është shpopulluar.
Kur dëgjon kryeministrin sot në Athinë, cdo shqiptar që jeton këtë realitet të dhimbshëm, i duket sikur Rama jeton në botën e çudirave.
Cfarë po thot? Po i thot gjasme emigrantëve dhe shqiptarëve, se dikur Shqipëria gëlonte nga korrupsioni dhe nga krimi. Se sot e 11 vjet ai është njeriu që i ka shpallur luftë krimit dhe korrupsionit. Ndërkohë shembull më të mirë për t’i kundërshtuar kujtdo këto përralla, kemi inceneratorët ku janë paguar 430 milion euro.
Rama harron t’i thotë shqiptarëve, arsyet se pse ikin nga ky vend. Shqiptarët si duket nuk janë në gjendje të shohin parajsën e afruar nga Rama, ndaj edhe ikin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



