Takimi me Lavrov/ Ambasadorja Kim citon Ramën në Moskë: Nuk jemi të detyruar, por kemi zgjedhur të jemi
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Moskë.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka cituar një shprehje të Ramës, në momentin kur korigjoi Lavrov.
Rama u shpreh se Shqipëria është në të njëjtën linjë me aleatët në NATO-n ose BE-në, sepse ka zgjedhur t’i përkas kësaj familje, jo se ndihet e detyruar.
‘Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur’, citon Kim.
Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri ishte në cilësinë e kryetarit të OSBE-së. Ai foli me Lavrov për paqen në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, por nuk u la pa diskutuar edhe çështja e Kosovës dhe Serbisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



