E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taksat e karburanteve nuk ulen nga Rama :  Shqiptarët do të vijojnë të paguajnë më shtrenjtë se vendet e rajonit, por dhe BE
Publik News

Taksat e karburanteve nuk ulen nga Rama : Shqiptarët do të vijojnë të paguajnë më shtrenjtë se vendet e rajonit, por dhe BE

shtrenjtë se vendet e rajonit. Qeveria nuk ka ndërmend të heq asnjë taksë të vendosur mbi karburantet.

Ministrja Ibrahimaj tha dje se në kohë krizash, ndryshimi i taksimit është politikë e gabuar.

“Ne e kemi deklaruar që në ditën e parë të bordit që nuk janë politika e duhur për çmimet. Nuk ka asnjë të dhëna që bordet kanë përcaktuar çmimet në kundërshtim me ecurinë e çmimeve në bursë. Në asnjë rast vendimmarrja e bordit nuk ka qenë nga ecuria e bursës.

Ne kemi bërë një analizë për marzhet bruto të fitimit të kompanive, duke përfshirë edhe kostot operacionale, këtë vit që nga momenti i krijimit të bordit kanë 5 deri në 6%, ndërsa vitin e kaluar ishin 15 deri në 18%.

Të dhënat tregojnë qartë për ndikimin e bordit te çmimet, duke përmbajtur nivelin e marzhit bruto apo neto të fitimit. Nuk ka asnjë deklaratë për ndryshim të takave te karburantet.

Ne vijojmë t’i qëndrojmë mendimit që në momente krizash, vendimmarrja për ndryshim taksash është më e gabuara”, tha ministrja.

Në mbledhjen e djeshme të Bordit të Transparencës janë caktuar edhe çmimet e reja, të cilat kanë pësuar ulje. Kështu, një litër naftë do të tregtohet me 243 lekë, ndërsa një litër benzinë do të tregtohet 235 lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.