“Tani do shkatërrohet gjithçka, jo tërmet 6.4, po 10 do bjerë”, Rama i përgjigjet komentuesit
Sipas Ramës, marrëveshja në fjalë e firmosur sot vjen pas zbulimit shumë domethënës të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut, që sipas kryeministrit është një lajm i shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
Por, në një situatë emergjence, ku nuk ka kaluar ende paniku i termetit tragjik, pasuar dje me nje lekundje 4.3 qe ktheu ankthin tek banorët e Tiranës e Vorës, një nga qytetarët i shkruan Rames, se shpimet për naftë tani do të sjellin “tërmet” në ate zonë.
Kryeministri nuk ia ka kursyer përgjigjen sqaruese.
Ja replika

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



