E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani Tv ? Gramoz Ruci nga parlamenti
Lajme

Tani Tv ? Gramoz Ruci nga parlamenti

Rinis seanca, flet Rama: S’ka pse të ketë 25 kamera në Kuvend, mjafton një regji televizive e Parlamentit

RamaPas bllokimit të transmetimit nga TVSH-ja nga seanca plenare, ka nisur seanca, ku po flet Kryeministri Edi Rama. Rama tha se është koha që Kuvendi të ketë televizionin e tij.
Rama tha se në Kuvend nuk ka pse të vijnë 25 kamera, pasi një regji e vetme mjafton për të transmetuar.
“Sapo u mbyt opozita me një pikë ujë. Është koha që mënyra sesi funksionon shërbimi i parlamentit për dhënien e hapsirës televizive për punimet e tij, të ndryshojë,. Deri më sot jemi në kushtet e një shërbimi komunist në kushtet e demokracisë. TVSH nuk mund të ketë asnjë eskluzivitet për transmetimet e punimeve. Si cdo vend i botës, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, ky shërbim jepet nga nga kuvendi. Është koha të bëhet dhe kjo në Shqipëri. Nuk ka pse të ketë 25 kamera, mjafton një regji televizive e Kuvendit. Ligji që i imponon TV publik dhënien falas të sinjalit është adaptim në kushtet e demokracisë i një situate komuniste, këtu nis e mbaron gjithçka dhe kërkesa e TV publik për tua shitur apo për t’iu imponuar TV private një faturë, dhënien e sinjalit me logon e TVSH është diçka që i takon të shkuarës, sepse asnjë TV qoftë publik e privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet”- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.