E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla: Kuvendi të vendosë afat, të mos lejohet hyrja e deputetëve të pavaksinuar!
Publik News

Taulant Balla: Kuvendi të vendosë afat, të mos lejohet hyrja e deputetëve të pavaksinuar!

Sa i takon debateve për zhvillimin e mbledhjeve online në Komisionet Parlamentare, Balla tha se vendimi është marrë dhe kjo nuk është më një çështje për diskutim në Kuvend.

“Dua të sqaroj diskutimin që kemi diskutuar në Konferencën e Kryetarëve. Pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord në mënyrë unanime që Kuvendi të vendosi një afat brenda të cilit në Kuvend të mos hyjë asnjë deputet i pavaksinuar dhe ky të jetë një mesazh i fortë i dhënë publikut, ku nëse në Bundestag nuk mund të hysh nëse nuk ke Green Pass, apo Parlamentin italian, këtë ta bëjmë edhe këtu. Sa i përket vendimmarrjeve. Shqipëria është në kushtet e një pandemia edhe Kuvendi duhet të jetë shembulli i respektimit të vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve. Dhe për ta mbyllur diskutimin, kjo nuk është një çështje e seancës, është një çështje për të cilën Konferenca e Kryetarëve ka marrë një vendim. Nuk mund të shprehet më seanca sepse është marrë vendimi përkatës”, tha Balla.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të PD Tritan Shehu, i cili tha: “Kemi një tendencë për grusht shteti brenda Parlamentit. Për ti mbyllur gojën. Kërkohet të evitohet vendi i debateve, i mendimeve dhe i konkluzioneve. Ndryshe të mos marrim pjesë në Komisioneve. Te deklarojmë që mos marrim pjesë në asnjë komision”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.