E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla zbardh detaje nga takimi në Bruksel: Parlamenti Europian do miratojë Raportin për Shqipërinë, s’ka më kushte
Publik News

Taulant Balla zbardh detaje nga takimi në Bruksel: Parlamenti Europian do miratojë Raportin për Shqipërinë, s’ka më kushte

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, zbardh detaje nga takimi që u zhvillua dje në Bruksel, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, bashkë me një delegacion që e shoqëronte. Mes tyre dhe numri dy i PS, Balla.

Balla shkruan se në ditët në vijim Parlamenti Europian do të miratojë Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

“Bruksel – Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur.

Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë”, shkruan Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.