Të gjithë duart lart Berisha nuk voton shkarkimin e Bashës, mbyll sytë
Tiranë- Një moment shumë interesant në Kuvendin e Berishës. Ish-Kryeministri Sali Berisha, në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën.
Ish-kryeministri nuk ngriti dorën kur u shtrua pyetja nëse ishte dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve.
Nuk kuptohet nëse Berisha ishte i ndërgjegjshëm për këtë pozicionim në votim, ndërkohë që gjithkush që ishte pranë tij ngritën duart lart.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



