Të hapësh biznes në Shqipëri është një kurth!
Në vitet 2005-2007 qarkullonte një spot promovues me Jim Belushi-n:
“Doing business në Shëpri ësh shum leht.”
Ndoshta ishte e vërtetë për regjistrimin. Sepse po, të hapësh një biznes në Shqipëri është relativisht e lehtë. Pak klikime, një NIPT, disa dokumente dhe ja ku u bëre “sipërmarrës”.
Por ta mbash biznesin gjallë është histori tjetër. Aty fillon ankthi: tatime, bashki, sigurime, kasa, fatura, gjoba, kontrolle, licenca, portale që nuk punojnë, afate që ndryshojnë, rregulla që interpretohen ndryshe nga një zyrë në tjetrën.
Ajo që në fillim dukej si lehtësi, më vonë shfaqet si kurth. Shteti të thotë: “Hape biznesin në one-stop shop.” Pastaj sillet sikur ke bërë faj që e hape. Një mijë dyer jovezulluese të duhet të hapësh çdo ditë. Një mijë e një net ankth e frikë për të papriturën që mund të trokasë nesër.
Problemi nuk është vetëm burokracia. Problemi është pasiguria. Sipërmarrësi nuk vuan vetëm nga taksat. Më shumë vuan nga fakti që nuk e di çfarë e pret nesër, edhe kur përpiqet të jetë “në rregull me letrat.”
Kur lexoni statistikat mbi numrin e lartë të bizneseve të regjistruara, lexojini si numri i njerëzve që kanë futur veten në telashe. Ekonomia nuk matet me sa biznese regjistrohen. Matet me sa biznese mbijetojnë pa u mbytur nga administrata.
Doing business në Shëpri është kurth.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



