E hënë, 2 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të rinjtë hyjnë në universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!
Lajme

Të rinjtë hyjnë në universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

Protesta studentore kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 21-të, ndërsa lëvizja po shtrihet gjithnjë e më shumë në ambientet universitare. Këtë të hënë, 2 nëntor, studentët kanë zhvendosur një pjesë të aksionit të tyre brenda fakulteteve, duke u bërë thirrje kolegëve që të ndërpresin procesin mësimor dhe t’i bashkohen protestës.

Të rinjtë janë mbledhur fillimisht pranë Universitetit Politeknik dhe më pas kanë marshuar drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Pasi kanë hyrë në ambientet e fakultetit, ata kanë kaluar nëpër auditorë, duke kërkuar nga studentët që të bojkotojnë mësimin dhe të bëhen pjesë e lëvizjes.

Thirrjet për bojkot janë përsëritur edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Më pas, grupet e protestuesve janë drejtuar drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe Universitetit të Arteve, ku kanë vijuar takimet me studentët nëpër salla.

“Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët” dhe “Rama, jep dorëheqjen” kanë qenë disa prej sloganeve të përdorura gjatë këtyre lëvizjeve nëpër universitete.

Mes thirrjeve politike janë dëgjuar edhe slogane kundër drejtuesve të mazhorancës dhe opozitës, përfshirë “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Poshtë patronazhistët”.

Synimi i studentëve është zgjerimi i bojkotit dhe rritja e pjesëmarrjes në protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë. Ata kërkojnë që mobilizimi të mos mbetet vetëm në shesh, por të përfshijë edhe auditorët universitarë.

Ndërkohë, raportohet se në Universitetin e Mjekësisë procesi mësimor po vijon normalisht, pa iu bashkuar deri në këto momente bojkotit.

Paralelisht me lëvizjet në universitete, edhe për këtë ditë është paralajmëruar protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët pritet të vijojnë kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.