E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e komisarit Artan Cuku
Publik News

Të shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e komisarit Artan Cuku

Policia greke ka vënë në pranga dy nga vrasësit e Komisar Artan Cukut. Mësohet se të arrestuarit janë një shqiptar 42 vjeç dhe një 38 vjeç.

Dy shqiptarët e arrestuar mbrëmjen e djeshme në Greqi për ngjarjen e ndodhur në zonën e Vulës në 22 janar, janë Bledat Jambelli dhe Kristaq Leci të cilët u përfshinë në një konflikt për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, ku u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Ndërkohë që janë vënë në pranga nga pala greke, dy shtetasi rezultonin të shpallur në kërkim në Shqipëri për vrasjen e komisarit Artan Cuku në 8 prill të vitit 2017 pranë banesës së tij në rrugën e Kosovarëve.

Ishpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në zonën e Vulës në Greqi, është shtetasi Marsel Bashimi. Para disa vitesh Marsel Bashimi, 35-vjec nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike nje shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjate nje zenke per perparesine e kalimit te mjeteve ne rruge. Ai u pergjua pas ngjarjes teksa i kerkonte anetareve te tjere te grupit te deklaronin te vjedhur mjetin e tij dhe te ndryshonin targat. Te nesermen e plagosjes policia e Athines e zbuloi ku ndodhej dhe e arrestoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.