E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë brenda një lokali në Berat, qëllohet 36-vjeçari
Lajme

Të shtëna me armë brenda një lokali në Berat, qëllohet 36-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në ambientet e një lokali në Berat, ka qëlluar në këmbë me armë zjarri  36-vjeçarin E.F.

Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën , ndërsa menjëherë pasi ka marrë mjekim në spital është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.