Të shtëna me armë në Dhërmi
policia zbarkon në zonë dhe nis hetimet
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke shkaktuar alarm mes pushuesve dhe banorëve të zonës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një feste të organizuar në ambientet e një jahti. Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa motivi i incidentit mbetet ende i paqartë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Hetuesit po marrin deklarime nga dëshmitarët dhe pjesëmarrësit në aktivitet, ndërsa po kryhen kontrolle dhe veprime të tjera procedurale për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Policia pritet të japë një njoftim zyrtar sapo të përfundojnë verifikimet e para.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



