Vlora Hyseni ” ndau” krevatin me Agasin dhe Yeffet
Në telashe dhe me bashkëshorten
Berisha foli dhe për “kontroll të dyfishtë” të SHISH-it dhe lidhjet e pretenduara të Hysenit me Yeffet 
Ai komentoi pretendimin se ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, kishte deklaruar se bashkëjetonte me biznesmenin Ron Yeffet. Berisha tha se fillimisht e kishte marrë deklaratën për shaka, por më pas, sipas tij, kishte marrë informacione nga burime që i konsideron të besueshme.
Duke iu referuar këtyre pretendimeve, Berisha ngriti dyshimin se SHISH-i mund të ketë qenë nën atë që e quajti “kontroll të dyfishtë”, duke përmendur Yeffet-in dhe Ergys Agasin. Ai e cilësoi situatën si një prej skemave më mafioze dhe e lidhi me sektorin e mbrojtjes, si edhe me pretendimet për përfshirjen e Yeffet-it në çështjen e gazit të Delvinës. Por nëse Ron Yeffet ka bashkëjetuar me Vlora Hysenin e cila ndante krevatin edhe me Ergys Agasin do të jetë në telashe edhe me bashkëshorten e tij .
Kjo fotografi e Yeffet-it me bashkëshorten e tij, është realizuar në Paris në mars të vitit 2020, me rastin e ditëlindjes së saj. Fotografia është publikuar në Instagram nga Julia Faist, bashkëshortja e Mark Faist.
Çiftet Yeffet dhe Faist janë takuar në Paris në atë periudhë, së bashku me persona të tjerë. Tani mashtruesi izraelit është në gjyq per mashtrim me Mark Faist.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



