Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku të shtënat me armë zjarri kanë përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një personi.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak pas mbërritjes.
Menjëherë pas incidentit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Në fokus është identifikimi dhe kapja e autorit, ndërsa zona është vënë nën kontroll për mbledhjen e provave.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



