E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në afërsi të Piramidës, plagoset një person. Policia rrethon zonën
Publik News

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të Piramidës, plagoset një person. Policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Tiranë, te “Rruga e Elbasanit”.

Paraprakisht bëhet me dije se si paosjë e të shtënave me armë ka persona të plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

I plagosuri raportohet se ka marrë dy plumba nga një armë zjarri me silenciator. Ai është dërguar në spital dhe bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e autorëve. Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë për të plagosurin, pasi ai po kërkonte ndihmë.

Dyshimet se autorët kanë qëlluar me silenciator përforcohen më shumë dhe nga dëshmitarët, të cilët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar zhurmë, vetëm kanë parë të plagosurin në rrugë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.