E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të varfërit në Shqipëri/ G.D. flet nga Seuli
Lajme

Të varfërit në Shqipëri/ G.D. flet nga Seuli

Grida Duma, e cila rastësisht ka të njëjat iniciale me bashkëbiseduesin-en G.D., në video-skandalin  e deputetit demokrat, Ervin Salianji, për të cilen ajo vetë dhe Salianji ende nuk kanë mbajtur një qëndrim, sot nga Seuli është “kujtuar” për të varfërit në Shqipëri.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale, deputetja e PD, Grida Duma ka shkruar se “Përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike e mijëra familjeve u paralajmërua nga opozita kohë më parë, qeveria u fsheh duke mos dhënë asnjë sqarim dhe sot jemi para faktit të kryer ku vetëm këtë muaj janë nxjerrë dhe lënë pa asnjë ndihmë ekonomike mbi 20 mijë familje në gjithë Shqipërinë.”

Por, CNA.al mësoi se dje në mëngjes sekretarja e marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike, është “zhdukur” drejt Seulit .

Deputetes demokrate po i “digjet barku” për të varfërit në Shqipëri, dhe vetë shkon në një nga vendet më luksoze në botë. Vetëm bileta e avionit i kushton sa ndihma ekonomike që merr një familje në të pakten gati 10 vjet, plus shpenzimet dhe koha e ndenjur atje ndoshta edhe 20.

Tani Grida njihet për pjesën e saj sociale, si një familjare e përkushtuar dhe një qyt e devotshme, të gjithë këtë e shpreh nga Seuli për varfërinë në Shqipëri.

Çuditërisht edhe zyra e shtypit të Partisë Demokratike u përfshi në këtë mashtrim, pasi postimi i saj në rrjete sociale pritet si njoftim zyrtar nga PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.