“Të vrava po tregove”, 13 vjeçarja rrëfen tmerrin që përjetoi nga 46 vjeçari, e rrahu brutalisht dhe e përdhunoi
Një ngjarje e rëndë abuzimi seksual ndaj një të miture është raportuar nga fshati Buçimas në Pogradec. 46 vjeçari Blerim Bizgjoni ka abuzuar për më shumë se një muaj me një vajzë 13 vjeçe.
E mitura ka treguar në dëshminë e saj në polici gjithë horrorin që ka përjetuar. Ajo është shprehur se Bizgjoni shkonte shpesh për vizitë në familjen e saj, pasi ata ishin komshinj dhe familjet e tyre kishin lidhje krushqie me njëra-tjetrën.
Familja e 13 vjeçares është e varfër dhe babai i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vajza ka treguar se familja e saj u shpërngul nga fshati Cezmë e Madhe në Vërdovë dy vite më parë.
Pikërisht në këtë kohë edhe Bizgjoni kishte nisur vizitat tek familja e saj. Ai arriti ta bindte të ëmën e saj që 13 vjeçarja të shkonte më 30 korrik tek shtëpia e tij dhe të rrinte me vajzat që ai ka, pasi ato janë bashkëmoshatare me të.
E mitura ka rrëfyer se Bizgjoni nisi ta ngacmonte me fjalë, më pas e preku në vendet intime dhe ditën e Kurban Bajramit e nxorri në ballkon. Aty ai i kërkoi marrëdhënie seksuale dhe pas abuzimit të asaj dite, vijoi më tej.
“Mos trego se të vrava”, i kishte thënë Bizgjoni vajzës. E mitura arriti të largohej nga shtëpia e tij dy ditë më parë dhe shkoi në polici.
Një oficer e pikasi rrugës të miturën dhe e shoqëroi në komisariat, ku aty ajo rrëfeu çdo gjë. Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar se vajza është abuzuar dhe është rrahur mizorisht nga autori, i cili ishte çoban delesh në fshat.
Vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën kujdesin e psikologut.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



