E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Teatri/ “I pacipë, fle me dritën ndez”, plas sherri te Ligjet. Alibeaj: Nga burgu keni frikë?
Politikë

Teatri/ “I pacipë, fle me dritën ndez”, plas sherri te Ligjet. Alibeaj: Nga burgu keni frikë?

  • Debati për goditën e Teatrit siç ishte parashikuar ka shkuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e opozitës dhe të maxhorancës, kanë shkëmbyer akuza për njëri-tjetrin.

Alibeaj tha se me ligjin për Teatrin, po konsumohet vepër penale. Ndërsa Bylykbashi ka thënë se maxhoranca  po shemb godinën.

Më pas kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u ka thënë deputetëve të opozitës se ata janë vrasës dhe nuk mund të flasin për etikë.

komisioni i ligjeve

Alibeaj: Jnei kukullave të Ramës. Po nga burgu keni frikë apo jo? Pse do duhet të behni pjesë e një organizatë kriminale? Cila është pjesë që keni marrë ju në 200 milionë?  Mos u bëni pjesë mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike. Jeni duke konsumuar vepra penale, nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti e përgjegjësie kolektive. Hiqeni nga rendi i ditës, mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni betimin që keni bërë në kushtetutë, që do të mbroni interesat e publikut.

Manja: Po thyeni kodin e etikës

Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.

Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.

Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.

Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.

Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.

Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.

Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet

Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.