Teatri, reagimi i forte i regjisorëve: Nuk pranojmë vendimin e një diktatori të vetëm
Dy artistët, Kastriot Çipi dhe Robert Budina deklaruan se ligji për prishjen e Teatrit zhduk autonominë e institucioneve të artit.
Budina u shpreh gjatë fjalës së tij se qytetarët duhet të reagojnë ndaj kësaj politike.
“Migrofoni i protestës së Teatrit u bë i lirë për të gjithë, që të reformonim njëri-tjetrin dhe për të besuar se mund të arrihet diçka. Ky është një proces i joni me njëri-tjetrin, i joni me shoqërinë, i joni me politikën”.
Ai tha gjithashtu se nganjëherë jemi hapur, kemi mirëpritur njerëz të rinj që kanë sjellë një frymë shumë të mirë, pasi ishte një proces shumë i madh dhe i gjërë dhe këmbëngulës ku sot jemi shumë afër një epoke ndryshe.
Nga ana tjetër Kastriot Çipi u shpreh se 4 artistë shkuan në zyrën e ministres për të diskutuar dhe nga ai moment ne kuptuam se po kurdisej një plan sepse askush nuk u prononcua për atë takim.
“U zbuluan perdet e lakrorit të kësaj afere ku tentohet të prishet teatri për të favorizuar firmën “Fusha””.
Ai deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar është një vendim i një diktatori të vetëm por kjo nuk do të lejohet që të zbatohet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



