E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme…”
Publik News

Tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme…”

Aktivistja e njohur në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Elona Caslli, ka shkëputur një pasazh nga romani “Heronjtë dhe Varret” të shkrimtarit të njohur argjentinas me origjinë arbëreshe, Ernesto Sabato, i cili sipas asaj që ajo lë për të kuptuar, do të portretizonte fare mirë Edi Ramën: “Tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme…”.

“Shenjt i Ferrit

Për t’i rënë shkurt, ishte plotësisht e kundërta e asaj që quajmë njeri i ekuilibruar, ose thjesht e kundërta e asaj që konsiderohet njeri, nëse ajo që e dallon njeriun nga individi është një farë force, një farë këmbënguljeje dhe koherence idesh e ndjenjash, tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme.

Ishte krejtësisht e kundërta e filozofit, e njeriut që mendon dhe që ngre një sistem mendimesh, si një godinë harmonikë; ishte pak a shumë një lloj terroristi i ideve, një lloj antifilozofi. As fytyra e tij nuk i qëndronte besnike vetvetes. Ç’është e vërteta, gjithmonë kam menduar se brenda tij, ekzistonin disa persona të ndryshëm.

Edhe pse padyshim, ishte njeri i poshtër, do ta merrja guximin të pohoja se, megjithatë, tek ai kishte një lloj pastërtie, ndonëse ishte një pastërti e skëterrshme. Ishte një lloj shenjti i ferrit.

Shkëputur nga – Mbi Heronjtë dhe Varret – Ernesto Sabato”, është fragmenti që Caslli ja kushton Edi Ramës i cili është shoqëruar, edhe me një fotografi që “flet shumë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.