Tekstet shkollore falas, Vokshi jep paralajmërimin: Rama urdhëroi deputetët të votojnë kundër
Kryetarja e komisionit të shëndetësi, Albana Vokshi ka reaguar sot në lidhje me nismën që deputetët e opozitës kanë për sigurimin e teksteve shkollore falas për fëmijët e arsimit të detyrueshëm.
Ajo thotë se Rama i ka urdhëruar deputetët e mazhorancës që të votojnë kundër kësaj nisme, e cila do të vinte në ndihmë për familjet në nevojë.
“Rama urdheron deputetet e PS te votojne kunder nismes se PD per sigurimin e teksteve falas per te gjithe femijet qe ndjekin arsimin e detyrueshem. Kjo nisme bente te mundur zbatimin e nje te drejte kushtetuese per arsim te detyrueshem falas si dhe kishte karakter social e do ti vinte ne ndihme te gjitha familjeve shqiptare e kryesisht atyre te varfera qe nuk mund tu sigurojne 3 vakte ngrenis femijeve apo librat shkollore. Keqardhje per koleget e maxhorances ne Komision qe nuk munden te dalin mbi axhenden politike personale te Edi Rames”, shkruan Vokshi. /Gazeta Express/

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



