E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonuesit  ‘masakrojnë’ Ramën: Ka urretje për qytetarët, nuk është shqiptar, na shkatërruan
Lajme

Telefonuesit ‘masakrojnë’ Ramën: Ka urretje për qytetarët, nuk është shqiptar, na shkatërruan

Protesta e studentëve ka hyrë në javën e 3 të saj dhe ka siguruar mbështetjen e shumë qytetarëve, të cilët nuk kanë nguruar ta shprehin atë në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24, por njëkohësisht kanë sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Ata pohojnë se Rama nuk është shqiptar dhe prandaj i urren shqiptarët, ndërsa i kanë bërë thirrje të gjithë popullit të dalë në protestë, për rritjen e taksave, por edhe për një sërë çështjesh të tjera.

Më tej në reagimet e tyre ata kanë shpalosur të gjitha problemet që hasin në administrata.

Reagimet e qytetarëve:

1- Flas nga Dumreja dhe jam në solidaritet me studentët.
2- Unë desha të bëj publike dy probleme. Ne na shkatërruan me këto dokumentet e invalidëve sepse duan çdo vit të njëjtat dokumente. Na sorollasin zyrë më zyrë. E dyta, a do ketë mëshirë për ne që jemi në pikë të fundit. A do ketë mundësi qeveria për të na rritur pagesën. Mua më shkojnë 450 mijë lekë ilaçet?
3- Flas nga rrethi i Lezhës. Kemi 5 muaj që nuk vijnë elektricistët në lagjen tonë dhe i fusin aforfe gjithë lagjes. Ne jemi dy pensionistë. Kemi shkuar jemi ankuar, por askush nuk merr masat.
4- Kam një hall familjar. Më është ndërprerë pensioni i gruas dhe nuk gjej zgjidhje. Nuk më japin asnjë shpjegim. Ata thonë ke bashkëpunuar me atë zonjën aty, por unë skam lidhje.
5- Të ngrihet gjithë populli sepse nuk janë vetëm kërkesat e studenteve, por rritja e taksave. Rritja e energjisë, e ujit, abonesë etj. Punë nuk ka dhe ky popull duhet të ngrihet që të mos shkelet me këmbë.
6- Po pse nuk u plotëson kushtet ky kryeministri këtyre studentëve se nuk janë serbë. I lë në të ftohtë aty. Rama nuk është shqiptar dhe i urren shqiptarët. Po të mos kishte urrejtje nuk i çonte në këtë pikë. Rama nuk është shqiptar.
7- Spitalet janë përtokë. Jam nga Divjaka dhe poliklinika këtu nuk bën dot një serum. Është një problem shqetësues.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.