E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderat e Kukësit, ish-zëvendësi Gjicit, Granit Gjana merret zyrtarisht i pandehur
Lajme

Tenderat e Kukësit, ish-zëvendësi Gjicit, Granit Gjana merret zyrtarisht i pandehur

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë. Prokuroria e Posaçme e ka gjetur fajtor për veprën shkelje të barazisë në tendera.

Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste.

Burime për mediat bëjnë më dije se një nga tenderat ka të bëjë me një kallëzim të bërë më 22 Maj nga Florian Cungu.

Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualifikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Tashmë dosja në ngarkim të tij do të shkoj në gjykatë ne senacë paraprake.

Në këtë fazë do të jetë trupa e cila do të vendosë nëse do ta kaloj për gjykim do ta pushoje apo do t’ia rikthejnë prokurorisë për hetime më të plota.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.