‘Tenderi 1.5 mln euro’, PD akuzon qeverinë: Vjedhin lekë edhe në kohë pandemie
Enkelejd Alibeaj, ka dalë për herë të tretë në konferencë për mediat nga selia blu.
Ish-deputeti i PD-së ka denoncuar tenderin 1.5 milionë euro për shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë, duke thënë se Rama dhe Xhaçka favorizojnë miqtë e tyre.
Alibeaj bëri me dije se kompania Eurovia.shpk, nuk është e specializuar për tregtime mallrash ushqimore, por për pajisje elektronike dhe kompjuterike.
Ai thotë se më 19 mars, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, kjo kompani shtoi në aktivitetin e saj edhe ‘import-eksport produktesh ushqimore’.
“Kompania që Rama dhe Xhaçka ka zgjedhur t’i japin 1,5 mln euro, nuk ka asnjë eksperiencë për tregtimin e produkteve ushqimore. Kjo kompani është e specializuar për pajisje elektronike dhe kompjuterike. Aktiviteti kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe programime kompjuterike. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, Eurovia.shpk ka modifikuar llojin e aktivitetit të saj. 6 ditë pas modifikimit të aktivitetit të saj, u shpall fituese e tenderit 1.5 mln euro. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese, Eurovia.shpk shtoi në aktivitetin e saj dhe eksport-import produktesh ushqimore. Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe e shpall fituese. Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar dhe ndihmuar bizneset. Paratë i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



