E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi për uniformat e Policisë, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, kthen çështjen për rigjykim
Publik News

Tenderi për uniformat e Policisë, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, kthen çështjen për rigjykim

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme.

Me këtë vendim Gjykata e Lartë rikthen çështjen për gjykim.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 7 të dyshuarit për tenderin e uniformave dhe 1 tjetër në ‘arrest shtëpie’, ndërsa ka kthyer çështjen për rigjykim.

Për tenderin me vlerë 28 milionë euro janë arrestuar disa zyrtarë mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshe e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.

SKANDALI ME TENDERIN E UNIFORMAVE

Në kallëzimin e depozituar në SPAK thuhet se Ministria e Brendshme ishte e parapërgatitur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500 milionë lekëve.

Nga tenderi i hapur, “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020. Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj. të Policisë së Shtetit mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë “Vjedhje në rrethana cilësuese”.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj të këtij viti. Ndërsa ofertat ekonomike janë hapur më datë 11 maj 2020. “Pas ‘pazareve’, ‘formaliteteve’, skemave ‘mafioze’ e ‘manovrave’ që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninë shqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, ‘D&E’ SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.