Tension ne Shkodër: Tom Doshi akuzon ministrin Bushati: Po kërcënon kërcënon vëzhguesit
Tension mes socilistëve në Shkodër. Kandidati i PSD-së në Qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet ndaj ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Doshi ka thënë se ministri i Jashtëm është futur në një qendër votimi tek shkolla “Edit Durham” në lagjen Mark Lula duke kërcënuar vëzhguesin e PSD-së Gjergj Sokoli.
“Ditmir Bushati ka dalë në të gjitha qendrat e votimit dhe kërcënon vëzhguesit e PSD-së. Është kërcënuar Gjergj Sokoli. Kështu po bën Bushati në çdo qendër votimit”.
“I bëjmë thirrje prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj Bushatit”.
“I bëj thirrje të gjithë votuesve të dalin e të votojnë”.
“I bëj thirrje të ruajnë qetësinë sepse rezultati do të jetë i thellë. Ky është shqetësimi i Ditmirit”, tha Doshi, i zgjedhur deputet në votimet e kalura, nga lista e PS-së, në një deklaratë për mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



