E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në Kuvend/ Deputetët i ngrihen në këmbë Spiropalit
Lajme

Tensione në Kuvend/ Deputetët i ngrihen në këmbë Spiropalit

Tension në seancën e Parlamentit. Deputetët e opozitës janë ngritur më këmbë dhe i janë afruar foltores pasi kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk lejoi të fliste deputetja Elda Hoti pasi sipas saj, ndërhyrja nuk ishte për procedurë.

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar Spiropalit të mos u ndalojë fjalën deputetëve. Më pas deputetja e PD e vijoi fjalën e saj.

Beqaj, në Komisionin Hetimor/ Bardhi i kërkon llogari Spiropalit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, debatoi me kryeparlamentaren Elisa Spiropali për përplasjen e deputetëve të opozitës me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe për mosshtyrjen e afateve të Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi.

Bardhi tha se Spiropali nuk duhet të shqetësohet për etikën e opozitës, por për Beqajn që lëvizte i lirë dje në Kuvend dhe Garda nuk merrte masa.

Gjithashtu, ai i kërkoi llogari kryeparlamentares për afatet e Komisionit Hetimor.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Nuk keni asnjë të drejtë të më ndërhyni. Nuk e kuptova pse ju shkon mendja te Rama. Meqë kujdesesh për etikën, duhet të shqetësohesh që një i paraburgosur që ruhet sipas ligjit të posaçëm, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit madje guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pashqetësuar as nga Garda e as policia e burgjeve, për të ruajtur integritetin fizik të deputetëve, të kërcënonte deputetët.
Ju duhet të ishit shqetësuar për këtë jo për etikën tonë të komunikimit për një person që është kapur dy herë duke vjedhur.

Dje në Konferencën e Kryetarëve keni vendosur mosshtyrjen e afateve të komisionit, sipas ligjit të përfundosh pa mbyllur planin e hetimit është t’i mohosh opozitës të drejtën e hetimit.

Spiropali: Kërkesa për shtyrjen i është paraqitur dje Konferencës së Kryetarëve. Ndihem në faj që e kam çuar atë kërkesë, edhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Nuk jap dot një koment në lidhje me ngjarjen pasi do të shihen kamerat dhe të gjitha rrethanat.

Bardhi: Nuk ka asnjë rregull në ligj që kërkohet vendim i ndërmjetëm nga komisioni për shtyrjen e afatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.