Tensione para Kryeministrisë, humb ndjenjat Adriatik Lapaj
Tensione janë shënuar pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, ku është regjistruar një përplasje mes protestuesve të thirrur nga Adriatik Lapaj dhe forcave të policisë.
Gjatë situatës së krijuar, vetë Lapaj nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat, duke shkaktuar shqetësim mes protestuesve të pranishëm në tubim.
Sipas informacioneve, tensionet kanë shpërthyer pasi Policia nuk ka lejuar vendosjen e një gjeneratori në ambientet përreth Kryeministrisë, çka ka sjellë reagimin e protestuesve dhe përshkallëzimin e situatës.
Prej disa ditësh, Adriatik Lapaj është vendosur përpara Kryeministrisë, ku po zhvillon një protestë të vazhdueshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme, të cilën e cilëson si një reagim kundër qeverisjes aktuale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



