Tensionet në mbledhjen e Kryesisë, deputeti i PD-së: Vrapohet për të kapur postin e kryetarit!
Deputeti Lefter Gështenja ka shprehur se në Partinë Demokratike (PD) nuk mund të ketë garë nëse procesi i zgjedhjeve nxitohet. Ai ka folur në lidhje me tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e së martës. Gështenja ka theksuar se ka gabim të vrapohet për të kapur postin e kryetarit, dhe se nëse ata duan një parti të vogël, le të bëhet, por kjo nuk çon askund dhe ata do të jenë përjetë në opozitë. Ai ka shtuar se secili duhet të bëjë një hap pas dhe të kontribuojë për një parti më të madhe. Gështenja ka kërkuar bashkimin e demokratëve dhe ndalimin e sulmeve reciproke. Ai ka theksuar se PD duhet të jetë një forcë alternative qeverisëse dhe të japë kushtet për një garë të ndershme, duke i dhënë mundësi të gjithë kandidatëve të lirë të marrin pjesë pa frikë nga vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



