E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionet në Veri, Borell në konferencë:  Policët e Kosovës të lirohen menjëherë dhe pa kushte
Lajme

Tensionet në Veri, Borell në konferencë: Policët e Kosovës të lirohen menjëherë dhe pa kushte

Të mbahen zgjedhje të reja.

Përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borell, në një konferencë për mediat foli për tensionet në veri të Kosovës duke u ndalur edhe tek takimet e zhvilluara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, Borell tha se policët e rrëmbyer të Kosovës duhet të lirohen menjëherë.

Borrell deklaroi se i ka thënë  presidenti serb Vuçiç se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Por Vuçiç tha se ka frikë se situata në veri të Kosovës ka shkuar “shumë larg”.

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyçe, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë moment”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.