Tentoi të vidhte furgonin, kapet ‘mat’ i riu kosovar në Vlorë
Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Vlorë pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip furgon.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars 2026, në lagjen “24 Maji”. Shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë pasi konstatuan të riun në momentin që po përpiqej të merrte automjetin.
Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, i riu u kap në flagrancë dhe tentativa për vjedhje u parandalua.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia i gjeti edhe një thikë, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i njëjti shtetas dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një tjetër rast vjedhjeje të ndodhur më 6 mars 2026, në një lokal në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku është marrë një shumë parash.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e tij dhe për të verifikuar nëse ai mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



