E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentojnë të ikin nga Shqipëria me dokumenta falso
Lajme

Tentojnë të ikin nga Shqipëria me dokumenta falso

Policia Kufitare e Morinës njoftoi se ka arrestuar dy persona që tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara. Më pas, u arrestua dhe një i tretë, që u afroi ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit njoftoi se më datë 04.12.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. K., 37 vjeç , banues në Durrës.

– B.O., 15 vjeç, banues në Kukës.

– R.K, 22 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i shtetasve B.K, dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet PKK Morinë, me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa arrestimi i shtetasit R. K., u bë pasi ka tentuar të ndihmojë shtetasit e lartëpërmendur të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.