Tentuan të vrisnin nipin e Kastriot Reçit, e shkuara e viktimës në Rrëshen
pMartin Bardhi, 62-vjeçari i cili u ekzekutua paraditen e sotme (26 shtator) në qendër të Rreshenit, kishe dalë nga burgu pak kohë më parë.
Ai u arrestua në mars të këtij viti pasi së bashku me djalin e tij tentuan të vrasin nipin e Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Konflikti mes dy të rinjve nisi pas një parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit.
Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.
Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi.
Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMW, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Saimir Reçi pa marrë lëndime.
Bardhi tentoi të vrasë me armë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, bashkë me të birin.
Burime bëjnë me dije se gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i biri është ende në kërkim.
Sipas burimeve të SYRI TV, Bardhi u qëllua nga dy persona në një automjet në lëvizje.
Autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë në drejtim të paditu
NJOFTIMI ZYRTAR
Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



