E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘TËRBOHEN’ MEDIAT GREKE, BASHA PËR RAMËN: KA SHKATËRRUAR ME QINDRA SHTËPI DHE KISHA GREKE
Politikë

‘TËRBOHEN’ MEDIAT GREKE, BASHA PËR RAMËN: KA SHKATËRRUAR ME QINDRA SHTËPI DHE KISHA GREKE

Mediat në Greqi shkruajnë për një akuzë e cila është ngritur nga kreu i Opozitës Lulzim Basha që ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar me qindra shtëpi e kisha të minoritarëve grekë në Shqipëri.

 

Sipas mediave greke, konkretisht triklopodia.gr, naftemporiki.gr dhe kostasxan.com, Lulzim Basha i është drejtuar eurodeputetëve duke i thënë: ‘Rama ka shkatërruar me qindra shtëpi dhe kisha të minoritareve grekë në Shqipëri për të përmbushur interesat e tij’.

Në mbledhjen e eurodeputetëve Hollandezi Bas Belder i ka kërkuar shpjegime deputetëve shqiptarë, shkruajnë mediat greke.

Në fund të artikullit të publikuar në mediat greke thuhet:

“Deklaratën e zotit Lulzim Basha le ta mbajë Ministria e Jashtme e Greqisë dhe t’ja kujtojë kur ai të bëhet Kryeministër . Të njëjtat thoshte edhe Berisha si opozitë, por si qeveri ka vepruar ndryshe”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.