“Tërbohet” Erion Braçe, paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve
“Nuk japin informacion!”
Erion Braçe ka paralajmëruar padi penale ndaj Drejtoria e Tatimeve dhe institucioneve të tjera, të cilat sipas tij nuk kanë respektuar afatet ligjore dhe nuk kanë dhënë informacion për çështjet e kërkuara.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Partia Socialiste u shpreh:
“Më 2 shkurt kam depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit. Javës tjetër është javë e gjelbër, bëhen më shumë se 4 javë nga kërkesa. Shoh që ministrja është këtu dhe kuptoj që është problem i Parlamentit. Shkolla “Edit Durham” edhe pse është mbaruar, nuk është në funksion. Shpërdorohet koha për çështje jashtë rendit të ditës, dhe për çështje të rëndësishme koha është me racion.
Afati maksimal që ma jep Rregullorja është 3 javë, jo 4. 1700 nxënës shkojnë automatikisht në turnin e dytë. Kontrolli parlamentar nuk përdoret dot me racion. Kam mnjë seri kërkesash për marrje informacioni. Është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU, do shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacion”, tha Braçe.
Ai theksoi se vonesat në përgjigjet institucionale po pengojnë ushtrimin e kontrollit parlamentar dhe se janë tejkaluar të gjitha afatet e përcaktuara nga rregullorja e Kuvendit. Deputeti përmendi gjithashtu situatën e shkollës Edit Durham, e cila sipas tij, megjithëse e përfunduar, nuk është ende funksionale, duke detyruar rreth 1700 nxënës të ndjekin mësimin në turn të dytë.
Braçe paralajmëroi se nëse institucionet vijojnë të mos japin informacionin e kërkuar, ai do t’i drejtohet organeve të drejtësisë me kallëzim penal për të detyruar zbatimin e ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



