‘Tërmet’ në Policinë e Shtetit, zbulohen ndryshimet e fundit
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në drejtimet e komisariateve në disa qarqe të vendit.
Qëllimi, sipas njoftimit zyrtar, është forcimi i punës në terren dhe rritja e efikasitetit në menaxhimin e strukturave lokale të rendit.
Në listën e emërimeve dhe transferimeve spikasin disa lëvizje të rëndësishme:
-
Mariglen Duçi, deri tani Shef i Komisariatit të Malësisë së Madhe, do të drejtojë Komisariatin e Policisë së Dibrës.
-
Nertila Meta, e cila ka shërbyer në sektorin kundër dhunës në familje në Drejtorinë për Krimet në Volum, emërohet Shefe e Komisariatit të Librazhdit.
-
Elton Halili, nga Komisariati i Librazhdit, transferohet për të drejtuar Policinë e Bulqizës.
-
Edvin Peci, që ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Bulqizës, emërohet Shef i Komisariatit nr. 6 në Tiranë.
-
Erdit Rrëçeku, nga Komisariati nr. 6, kalon si Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
-
Klaudio Zhupa, më parë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Kavajë, emërohet Shef i Komisariatit të Malësisë së Madhe.
-
Altin Lila, ish-drejtues i Komisariatit të Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



