E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti 6.4 ballë në Turqi e Siri/ Plagosen dhjetëra persona, të tjerë mbeten nën rrënoja
Bota

Tërmeti 6.4 ballë në Turqi e Siri/ Plagosen dhjetëra persona, të tjerë mbeten nën rrënoja

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 godit mbrëmjen e sotme Turqinë dhe Sirinë, duke sjellë të tjera pasoja.

Lëkundjet kanë shembur disa ndërtesa, të cilat ishin dëmtuar nga tërmetet e dy javëve më parë.

Kryebashkiaku i Hatajit, epiqendrës së lëkundjeve ka thënë për mediat se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa të paktën tetë persona janë plagosur.

Në Siri, grupi i mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha ka konfirmuar se edhe atje ka persona të plagosur.

Fondacioni i Shoqërisë Mjekësore Siriane Amerikane tha se pesë nga spitalet e tij morën kanë trajtuar të paktën 30 të lëndr nga tërmeti i fundi.

Dëshmitarët thanë se tërmeti është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban, raporton BBC.

Linjat e ambulancave dhe ekuipazheve të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në disa nga zonat më të prekura, ku muret e ndërtesave të dëmtuara rëndë janë shembur.

Një numër godinash që mbetën në këmbë pas lëkundjeve të 6 shkurtit tashmë janë shembur, duke përfshirë një urë. Gjithahstu ka pasur shumë çarje në rrugë, duke e bërë më të vështirë punën për shërbimet e urgjencës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.