E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti i fortë në Napoli me ndërtesa të shembura dhe të plagosur
Bota

Tërmeti i fortë në Napoli me ndërtesa të shembura dhe të plagosur

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka tronditur zonën e Napolit, duke u konsideruar si një nga lëkundjet më të forta të regjistruara në katër dekadat e fundit në këtë rajon.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë në të gjithë qytetin, duke shkaktuar panik te banorët që dolën menjëherë në rrugë. Sipas të dhënave zyrtare, 21 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dëmet më të konsiderueshme janë raportuar në zonën e Pozzuolit, ku dy ndërtesa të pabanuara janë shembur plotësisht, ndërsa një skelë ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore.

Pas goditjes kryesore, janë regjistruar mbi 30 pasgoditje, duke mbajtur të lartë nivelin e frikës te qytetarët. Për shkak të rrezikut të lëkundjeve të tjera, shumë familje kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë banesave.

Autoritetet italiane kanë intensifikuar kontrollet në ndërtesat dhe infrastrukturën e prekur, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë të jenë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e popullsisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.