Terror në Francë, mbështetësi i ISIS merr peng supermarketin, konfirmohet një i vdekur
Një person i armatosur, i cili deklaroi aleancën me ISIS, ka marrë peng ditën e sotme, një supermarket, në Trebes, në jug të Francës. Raportohet se një person është vrarë. Mediat lokale bëjnë të ditur, se personi i vrarë është shitësi i mishit në supermarket.
Një prokuror, ka konfirmuar se agresori identifikohet si pjesëtar i ISIS. Mësohet se autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një sulm terrorist.
Euronews, raporton se agresosi ka mbetur vetëm në supermarket me një polic, ndërsa pengjet janë liruar.
Më herë, mediat franceze raportuan se ky person ka hapur zjarr edhe drejt disa policëve. Mësohet se një prej policëve është plagosur, por nuk është në gjendje kritike.
Një dëshmitar i quajtur Karim, i tha France Info Radio: “Dëgjova të shtëna rreth orës 11:10. Në atë moment pashë disa xhandarë (policë ushtarak), por tani janë rreth 200-300. E gjithë zona është e rrethuar dhe ne do të na lëvizë xhandarmëria.”
Një tjetër dëshmitar që punon në një garazh pranë supermarketit u shpreh se: ” Ka xhandarë përpara supermarketit. Ne jemi të mbyllur në garazh, rreth 50 persona. Jemi duke pritur”.
Kryeministri francez, Édouard Philipp, ka thënë se situata është “serioze”.

Foto: Reuters

Foto e supermarketit: Google Maps
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



